Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar gjithsej 572 vizita mjekësore. Nga pacientët e vizituar, 76 janë pranuar për trajtim të mëtejmë spitalor.
Në repartin e lindjeve janë regjistruar 7 lindje, ndërsa kanë ardhur në jetë 8 foshnje, pasi njëra prej lindjeve ka qenë binjake. Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, kanë lindur 7 djem dhe 1 vajzë.
Aktualisht, në repartet e spitalit po marrin përkujdesje shëndetësore 200 pacientë të shtrirë.
Nga aktivitetet e realizuara gjatë ditës së djeshme veçohen:
- 306 pacientë kanë kryer gjithsej 3,932 analiza laboratorike;
- Janë realizuar me sukses 14 operime;
- Janë ofruar 43 shërbime të dializës;
- Janë kryer 110 ekzaminime me rëntgen;
- 47 ekzaminime me ultrazë (EHO);
- 15 incizime me rezonancë magnetike (MRI);
- 9 ekzaminime me ehokardiografi;
- 6 kolonoskopi;
- 49 shërbime fiziatrike.
Menaxhmenti i spitalit falënderon stafin mjekësor dhe atë mbështetës për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit.













