Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Mitrovicës ofroi rreth 33 mijë shërbime emergjente mjekësore gjatë vitit 2025

Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxbibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se Shërbimi Emergjent i këtij spitali ka qenë shërbimi më i ngarkuari me punë gjatë vitit 2025.

Sipas njoftimit, reth 33 mijë pacientë kanë marrë shërbime emergjente mjekësore nga stafi shëndetësor, i përbërë nga mjekë emergjentë, specialistë të profileve të tjera mjekësore, si dhe infermierë.

“Shërbimet e ofruara kanë përfshirë raste të lëndimeve nga aksidentet, plagosje, therje me thikë, rrahje, por edhe raste të tjera të natyrës internistike, përfshirë sulmet në zemër, goditjet në tru, si dhe emergjenca të tjera shëndetësore.” Ka shpjeguar Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxbibeqiri” në Mitrovicë.

Tutje, në këtë njoftim është theksuar se shërbimet emergjente ofrohen nga 6 specialistë të emergjencës dhe 19 infermierë, si dhe nga mjekë konsultantë të profileve të tjera mjekësore nga repartet e ndryshme të spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë