Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat e hershme të Hepatitit C

Hepatiti C është një infeksion viral që shkakton inflamacion të mëlcisë. Pa trajtim, virusi mund të përhapet duke shkaktuar probleme. Dëmtime të mëdha të mëlcisë, mund të rritë edhe rrezikun për kancerin në këtë organ.

Hepatiti C, kryesisht përhapet përmes kontaktit me gjak. Pas kontraktimit të virusit, një person mund të përjetojë infeksion akut që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Ka raste, kur personat mund të pastrohen nga infeksioni pa trajtim.

Shpesh njerëzit që kanë Hepatit C, nuk përjetojnë simptoma derisa të kenë dëmtim më të madh të mëlcisë.

Hepatiti C, është lehtësisht i shërueshëm nëse merret trajtim në faza të hershme. Trajtimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të mëlcisë.

Kjo sëmundje mund të mos diagnostifikohet herët, kryesisht për shkak të mungesës së simptomave të dukshme.

Sidoqoftë, disa njerëz mund të përjetojnë simptoma qysh në tre muajt e parë e ato janë: të vjella, temperaturë, humbje të oreksit, dhimbje të nyjeve, dhimbje në abdomen etj./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë