Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i mbani thonjtë të shëndetshëm?

Thonjtë e fortë janë indikatorë të një trupi të shëndetshëm. Kur ato thyhen në dysh apo  nuk janë mjaftueshëm të fortë, duhet që të filloni ta ndryshoni mënyrën e të jetuarit.

Më poshtë do ua listojmë një numër të gjërave që ju duhet t’i bëni që thonjtë të jenë më të fortë:

Minimizoni kontaktin me ujë

Kur keni kontakt tërë kohën me ujë, thonjtë tuaj bëhen më të dobët dhe të thyeshëm. Preferohet të vishni doreza kur lani enët.

Qëndroni të hidratuar

Konsumimi i ujit, është esencial për shëndetin, prandaj këtu nuk bëjnë përjashtim as thonjtë. Një person që nuk konsumon mjaftueshëm ujë, i ka thonjtë shumë më të dobët se sa një person që qëndron tërë kohën i hidratuar.

Bëni kujdes me dietën

Keni kujdes që të hani tërë kohën ushqime të pasura me multivitamina dhe minerale. Një dietë e mirë-balancuar, ndikon edhe tek thonjtë.

Keni kujdes me produktet

Përderisa lustroni thonjtë duhet të keni kujdes të veçantë me produktet që i përdorni. Kjo për arsye se këto produkte kanë kimikate shumë të forta, që mund t’ua dobësojnë thonjtë. Gjithashtu acetoni, është një prej produkteve që është vërtetuar se i dëmton ato.

Mos praktikoni manikyr një kohë

Pavarësisht që thonjtë duken më bukur të lustruara ju duhet t’i lini ato në gjendjen e tyre natyrale, për një periudhë.

Mbani të shkurtër

Thonjtë e gjatë kanë më shumë tendencë të thyhen e të dëmtohen. Duhet t’i mbani të shkurtër në mënyrë që të jenë më të fortë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë