Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta rritni dëshirën seksuale?

Libidoja, apo dëshira seksule, varion nga një person në tjetrin.
Jo domosdoshmërishtë libidoja e ulët tek një person paraqet problem – por nëse vet personi dëshiron që të rritë dëshirën sekuale, atëherë ka metoda natyrale për ta bërë këtë.
Ankthi, problemet në cift, shqetësimet shëndetësore mund të jenë disa prej faktorëve që ndikojnë në libido.
Edhe tek gratë edhe tek burrat dëshira seksuale mund të rritet nëse i ndjekin këto metoda:

Të menaxhojnë ankthin

Nivelet e larta të ankthit ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në dëshirën për seks. Personat që kanë ankth cdo ditë, kanë më pak dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Për të menaxhuar ankthin duhet: të flini si duhet, të gjeni kohë për një hobi, të bëni ushtrime fizike, të ushqeheni si duhet apo edhe të flisni me një psikolog.

Përmirësoni kualitetin e lidhjes

Dëshira seksuale është e lidhur ngushtë me raportin që kanë cifti me njëri – tjetrin. Pra nëse kanë gjithmonë debate, e natyrshme është që kjo ndikon edhe në marrdhëniet seksuale të tyre. Për të përmirësuar lidhjen ju duhet: të planifikoni takime, të bëni aktivitete së bashku, të komunikoni dhe të kaloni më shumë kohë me njëri – tjetrin./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë