Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta motivojmë një familjar para një intervenimi mjekësor? – Përgjigjet psikologia Atifete Sylaj

Motivimi i pacienteve para një intervenimi mjekësor mund të ketë ndikime të rëndësishme në rezultatet e trajtimit. Prandaj, motivimi i pacienteve para një intervenimi mjekësor është një pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor dhe duhet të praktikohet nga familjarët si dhe stafi mjekësor.

Për këtë dhe mënyren se si duhet të trajtohet një pacient i/e cila mund të mund ta përjetojë stres para intervenimit dhe pas intervenimit ka treguar psikologia klinike Atifete Sylaj.

Ajo tha “Gjithcka do të shkojë në varësi të intervenimit në të cilin është pacienti”.

Më tej ajo shtoi “Mënyra se si i shpjegojmë është shumë e rëndësishme përderisa ne e dijmë se pacienti nuk ka të bëjë me fushën e mjekësisë dhe mënyrën si shkon trajtimi, komunikimi duhet të jetë shumë i thjeshtë dhe jo i komplikuar”.

Për këto dhe shumë detaje të tjera se si të hyjmë të qetë dhe pa stres në një intervenim kirurgjik, ndiqeni intervistën e plotë në kanalin zyrtar ne YouTube – Familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë