Familja jonë e vazhdon rrugëtimin e saj edhe këtë javë në Kanalin 10.
Mysafirë do të jenë Ilir Kurtishi, drejtor i Institutit të Onkologjisë, dhe dy gra të cilat e fituan luftën kundër kancerit.
Intervista kryesisht do të përqëndrohet në shkaqet, pasojat dhe statistikat për personat me kancer, ashtu që pritet të shtjellohen shumë gjëra që kanë lidhje me këtë sëmundje.
Të ftuarat do të flasin rreth përvojave të tyre me sëmundjen e kancerit, si arritën të shërohen nga ai, sa kohë ishin të sëmura me kancer dhe sa besonin se do ia dilnin të shëroheshin nga kjo sëmundje.
Si gjithnjë, Shëndriti do të përkujdeset për studimet nëpër botë të cilat japin shifra dhe statistika të njerëzve me kancer.
Patjetër se nuk do të mungojnë as dy rubrikat e tjera të përjavshme, “Erida&Blini me mamin” dhe këndi i kuzhinës, ku pritet që edhe këtë javë t’i dhurojnë edhe më shumë sharm emisionit.
Për më shumë detaje rreth këtij emisioni na ndiqni të shtunën prej orës 17:00 në Kanal10. /familjajone