Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
7 të vdekur dhe 421 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit  në Shqipëri janë infektuar 421 persona me COVID-19. Si asnjëherë më parë brenda një dite, Shqipëria ka shënuar sot një rekord të zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime.

Ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,

15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,

11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,

8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,

6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,

4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,

2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë sot është se janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5299

Durrës                  913

Fier                         806

Korçë                    664

Shkodër                594

Lezhë                     456

Elbasan                482

Vlorë                   441

Berat                   318

Kukës                  235

Gjirokastër        172

Dibër                   102 /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë