Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Shqipëria do të pranojë mbi 15 mijë doza të vaksinës së Pfizerit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu njofton se të hënën në mbrëmje do të pranojnë mbi 15 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë amerikane Pfizer.

Manastirliu njoftoi se me këtë kontingjent të ri do të përfundojë vaksinimi i stafit mjekësor dhe do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç.

“Sot mbërrijnë 15,210 doza vaksine nga kontrata me Pfizer, për të përfunduar vaksinimin e plotë të stafeve mjekësore dhe për të vijuar intensifikimin e vaksinimit për të moshuarit 80-vjeçarë. Brenda dy javëve të para të marsit pritet të mbërrijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZenecas, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke pasur prioritet mësuesit”, ka njoftuar Manastirliu.

Shqipëria, pothuajse në baza javore, po pranon kontingjente të dozave të vaksinës së Pfizerit.

Deri më tani, Tirana zyrtare ka pranuar 17,355 doza të vaksinës së Pfizerit.

Fushata e vaksinimit në Shqipëri kishte nisur më 11 janar.

Arkiva

Kategoritë