Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raporton se një pacient 66 vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me Covid-19, pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.
“Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66 vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension dhe hemorragji gastro-intestinale nuk arriti të mbijetojë. 66 vjeçari është viktima e tetë e prekur nga Covid-19 në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 85 vjeçare nga Tirana e cila mbërriti pasdite në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë./ A2 CNN













