Die, Maj 5, 2024
Banner Top
Banner Top
Se ku ka prezencë më të madhe të kalciumit – tregon nutricionistja Ilazi

Kalciumi është një mineral i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Në përgjithësi, është e rëndësishme të sigurohet një konsum adekuat i kalciumit nëpërmjet dietës.

Por, se cilat ushqime kanë kalcium ka treguar më shumë nutricionistja Ilazi në emisionin Familja Jonë, të dielën e shkuar.

Ajo tha se prezenca e produkteve të kalciumit ndodhen te qumeshti, por se edhe farat kanë sasi të caktuar të kalciumit të koncentruar.

Kurse, e pyetur se si mund ta kompensojnë apo marrin kalcium personat që marrin terapi të ndryshme, sidomos ata që marrin terapi onkologjike të cilët duhet t’i evitojnë produktet e qumëshit, ajo tha “Kryesisht mund ta zëvendësojnë me fara dhe produkte tjera të ushqimit që përmbajnë kalcium.”

“Gjithashtu, ata mund ta marrin kalciumin edhe nga suplementet e ndryshme”, shtoi ajo.

Gjatë intervistes, ajo shfaqi edhe disa nga produktet ushqimore të cilat përmbajnë calcium të cilat mund të shihen në disa fotografi të ndryshme. Ndër këto ushqime ishin edhe ato me lugë.

E pyetur se pse janë kaq të rëndësishme ushqimet me lugë, ajo u shpreh “Është shumë e rëndësishme dhe duhet t’i mësojmë edhe fëmijët që të hanë me lugë për shkak se pavarësisht kombinimit, qoftë perime, mish apo sasi të ujit, merren vlerat ushqyese dhe është shumë i shëndetshëm”.

Për këto dhe detaje të tjera, ndiqni intervistën në kanalin tonë zyrtar në YouTube – Familja Jonë.

https://www.youtube.com/watch?v=por4QTp1rTI

Youtube

Arkiva

Kategoritë