Mër, Kor 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Roli biologjik dhe biokimik në organizmin e njeriut dhe intoxikimi me Mangan – Dr. Luljeta Hetemi

Nga ana kimike Mangani është një element kimik që simboli i tij është Mn, me nr atomik 2.5, ndërsa nga roli biologjik në organizëm Mangani futet në proceset biokimike si co-factor në metabolizmin e: karbohidrateve, proteineve, lipideve, në formimim të kockave dhe mekanizëm mbrojtës kundër radikaleve të lira.

Po ashtu është co-factor për aktivitetin e enzimeve te shumëta duke përfshirë: superoksid reduktazen, ligazat, hidrolasat, kinazat dhe dekarboksilazat, po ashtu është i përfshirë në  sintezën e neurotransmetuesve (substancave aktive që të transmetojnë impulse midis qelizave nervore), ndikon në uljen e kolesterolit, bën preventivë ndaj aterosklerozes, ndërsa tek gratë shtatëzëna është i domosdoshelëm për formimin e duhur të fetusit, dhe pas lindjes ndihmon në prodhimin e qumështit.

Mangani ka edhe efekte të dobishme në formimin dhe rritjen e kockave së bashku me kalciumin mbështet sistemin imunitar në kundërvënien e infeksioneve të ndryshme,stabilizon procesin e tretjes,rëndësi tjeter të veçanët në tretje të vitamineve si:B,C,E,shërim të shpejtë të indeve,rritjen dhe formimin e qelizave të reja .

Funksion tjetër  i Mn është edhe përfshirja e tijë ne procvesin e Hematopoezës,redukton toksinat te organizëm

Ndërsa në natyrë  është i përfshirë në procesin e fotosintezës, konkretisht në Photosystem ll lidhur me disocimin e ujit për të formuar oksigjenin, kështu ndërveprimi midis Photosystems l dhe ll është i domosdoshëm për sintezën e ATP-së.

Kërkesat e përditëshme të marrjes ose vlera mesatare e tij është rreth 0.3 mg/kg të peshës trupore, tek fëmijët duhet të mirret nga 1-2 mg/ditë.

Mangani gjendet në disa ushqime:

-në të gjitha llojet e mishit

-bishtajore

-djathi

-peshku

-arroret etj

Mungesa e Manganit ka këto shenja: humbje në peshë, të përziera, të vjella, dermatit, ngadalësim në rritje dhe anomali të skeletit.

Niveli normal në gjak(serum) i Manganit duhet të jetë nga: 7-12 μg/L.

Simptomat e toxicitetit me Mangan:

-dridhje

-spazma të muskujve

-probleme me dëgjim

-pagjumësi

-mani

-depresion

-humbje e oreksit

-dhimbje koke

-nervozizëm

-dobesi

-ndryshim humori

Ndërsa simptomat e manganit të tepërt në ujin e pijëshëm:

Fëmijët dhe të rriturit që pinë ujë me nivele të larta mangani për një kohë të gjatë mund të kenë probleme me: kujtesën, vëmendjen, aftësitë motorike, kurse tek foshnjet nën 1 vjec mund të kenë probleme në të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me nivele të larta Mangani.

Simptoma kryesore e toksicitetit të Manganit është shfaqja e njollave kafe të rrethuara nga venat klorotike.

Sipas EPA-USA(Agjensioni i SHBA për mbrojtjen e mjedisit), niveli i rekomanduar shëndetësor për Manganin në ujin e pijëshëm është: 0.3 mg/L.

Dr Luljeta Hetemi

Specialiste e Bioimisë Klinike

Pinea Medical Center

Youtube

Arkiva

Kategoritë