Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka mirëpritur vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për shkollimin specialistik, me të cilin mundësohet që Biokimia Klinike të ndiqet edhe nga magjistrat e farmacisë.
Sipas OFK-së, ky vendim dëshmon gatishmërinë e Ministrisë për të adresuar shqetësimet e ngritura nga OFK-ja dhe paraqet hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Strategjisë Nacionale të Farmacisë.
“OFK pret hapa të tjerë në drejtim të implementimit të Strategjisë Nacionale të Farmacisë dhe mbetet e përkushtuar për bashkëpunim institucional në interes të farmacistëve dhe avancimit të profesionit farmaceutik.” është thënë njoftim.













