Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Rifat Latifi merr pjesë në ndarjen e mirënjohjeve për personelin shëndetësor, vlerëson punën e personelit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë  Rifat Latifi mori pjesë sot në ndarjen e mirënjohjeve për personelin shëndetësor të angazhuar në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Prishtinës.

Në një takim falënderimi, mbajtur në Qendrën e Vaksinimit në QMF-7 në Prishtinë, Latifi vlerësoi lart angazhimin e Komitetit të imunizimit, Ekipit menaxhues dhe ekipeve të vaksinimit për imunizimin e popullatës anekënd Kosovës kundër COVID-19.

“Për më shumë se një vit, vaksinimi kundër COVID-19 ka qenë prioritet numër një në botë në ballafaqimin me COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe në Kosovë. Dhe, të jesh në krye dhe pjesë e këtij procesi jetik për shëndetin publik të popullatës, është sa përgjegjësi, aq edhe motiv dhe privilegj për t’i shërbyer popullatës në ditë shumë të vështira. Ju e keni bërë dhe dëshmuar këtë”, u tha Ministri Latifi përfaqësuesve nga ekipet e vaksinimit.

Ai e vlerësoi si storie suksesi vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe kontributin në këtë proces të para-ardhësve të tij në krye të MSh-së.

“Përmes dhënies së mbi 1. 8 milionë doza të vaksinës, nga të cilat 62% të popullatës mbi 12 vjeçe kanë marrë nga një dozë dhe 57% nga dy doza; dhe 68% të popullatës së moshës mbi 18 vjeçe kanë marrë nga një dozë dhe 64% nga dy doza; janë shpëtuar qindra apo edhe mijëra jetë.

E tëra kjo, përmes një vaksinimi që në Kosovë filloi më së voni në rajon, por falë përkushtimit tuaj, e renditi vendin tonë në mesin e shteteve më të mira në rajon për vaksinimin kundër COVID-19”.

Dr. Izet Sadiku, drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi të Komunën e Prishtinës tha se vaksinimi ka dëshmuar një bashkëpunim të mirë midis nivelit primar të Kujdesit Shëndetësor me Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivit për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19.

Udhëheqësi i Ekipit menaxhues të vaksinimit kundër COVID-19, z. Niman Bardhi, shprehu falënderimin e tij për të gjitha ekipet  e vaksinimit në nivel vendi, duke theksuar se për një kohë të shkurtër, përkundër sfidave, janë arritur rezultate të jashtëzakonshme në vaksinimin e popullatës kundër COVID-19.

Arkiva

Kategoritë