Eskpertët kanë lansuar një medikament në formë spreji që hidhet në hundë për të trajtuar depresionin, duke lënë kështu pas pilulat e zakonshme.
Bazuar në ketaminën anestezike, ilaçi – i quajtur Spravato – ka për qëllim të ndihmojë njerëzit me depresion të rëndë shpejt, duke dhënë efekt brenda disa orësh nga marrja e antidepresantëve tipikë.
Agjencia Amerikane Rregullatore e Medikamenteve “Food and Drug Administration”, ka miratuar këtë medikament për terapinë kundër depresionit, posaqërisht tek ata pacientë me probleme të rënda me depresionin.
Ata kanë bërë të ditur se ky sprej do shpërndahet në mënyrë mjaft të kontrolluar.
Sipas rregullave të rrepta, medikamenti do të mund të përdoret vetëm nën kontrollin e mjekut në klinika të certifikuara dhe pacienti nuk ka të drejtë ta marrë në shtëpi.
Sipas FDA ky është medikamenti i parë në botë antidepresiv që vepron në kohë rekord dhe përmirëson ndjeshëm humorin e pacientit./Familja Jonë