Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Rekord pas rekordi, rëndohet edhe më shumë gjendja me COVID në Gjermani

Gjendja me COVID-19 po vazhdon të rëndohet në Gjermani.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet shëndetësore, Gjermania regjistroi një rekord të ri negativ prej 50,196 infeksionesh të reja me Covid. Është hera e parë që vendi ka tejkaluar 50 mijë raste në ditë që nga fillimi i pandemisë dhe kjo vjen pasi infeksionet dhe vdekjet janë rritur në mënyrë dramatike ditët e fundit. Në orët e fundit janë regjistruar 235 viktima.

Presioni mbi njësitë e kujdesit spitalor për këtë shpërthim është gjithashtu në rritje, që i atribuohet veçanërisht shkallës relativisht të ulët të vaksinimit të popullsisë gjermane, pak më shumë se 67%.

Saksonia dhe Bavaria janë ndër shtetet më të prekura. Berlini, ka futur kufizime të reja që synojnë njerëzit e pavaksinuar. Nga e hëna në kryeqytet personat e pavaksinuar nuk do të kenë mundësi të hyjnë, në restorantet pa ambiente të hapura, lokalet, sallat sportive dhe parukeritë. g.v/abcnews.al

Arkiva

Kategoritë