Mar, Pri 14, 2026
Banner Top
Banner Top
QKMRT: Më 14 prill nderojmë të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Më 14 prill shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një datë e dedikuar kujtesës kolektive dhe solidarizimit me të mbijetuarit.

Dita e 14 prillit është caktuar si Ditë Memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë me qëllim ruajtjen e kujtesës kolektive dhe rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, si dhe për të theksuar nevojën për mbështetje dhe solidaritet të vazhdueshëm ndaj të mbijetuarve.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKMRT) kjo organizatë i nderon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, jo vetëm për dhimbjen që kanë bartur, por për forcën me të cilën kanë zgjedhur të jetojnë, të flasin dhe të kërkojnë drejtësi.

“Në këtë ditë kujtojmë Vasfije Buqe Goodman, që për herë të parë e nxori të vërtetën e saj në dritë dhe hapi rrugën e dëshmisë publike. Kujtojmë Shyrete Tahiri, që e shndërroi rrëfimin në akt drejtësie, si dhe zërin e Ramadan Nishori, që dëshmon se plagët e luftës nuk njohin gjini dhe se shërimi nis me të vërtetën.” ka shkruar QKMRT.

Youtube

Arkiva

Kategoritë