Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
QIPS përsëri me ankesë, kërkon shkarkimin e Iljasa Fazliut

Sot, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social i ka kërkuar ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Narqize Hoxhaj-Arenliu, që ta shkarkoj Iljasa Fazliun si dhe ta hetoj komisionin disiplinor i cili nuk mori masa ndaj logopedit.

“QIPS, me rastin e abuzimit të fëmiut nga Iljasa Fazliu ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe hetimin e komisionit disiplinor me anë të një ankese drejtuar drejtores së ShSKUK, Dr. Narqize Hoxhaj-Arenliu. Me anë të kësaj ankese është njoftuar gjithashtu Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Nga QIPS kanë thënë se presin vendim gjatë kësaj jave për ankesën dhe e kanë ripërsëritur se rikthimi i Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik.

“Ne presim gjatë kësaj jave një përgjigje ndaj ankesës tonë, e cila duhet të rezultojë në shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut pasi që ai paraqet rrezik për shëndetin publik. Vendime të cilat normalizojnë dhunën dhe amnistojnë abuzuesit në institucione publike nuk duhet të pranohen, rrjedhimisht çdo përgjigje e cila nuk rezulton në shkarkimin e Iljasa Fazliut është e pa pranueshme. Ne shpresojmë se ankesa do të adresohet së shpejti. Në rast se ShSKUK dështon në përgjegjësinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e Iljasa Fazliut në forma tjera”, thuhet në njoftimin e QIPS.

Youtube

Arkiva

Kategoritë