Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Pulë me qull e arra, pjata tradicionale që e dashurojnë edhe të huajt

Pula me qull, ose siç ndryshe çervishi, është një nga gatimet më të hershme tradicionale, i përgatitur në mënyrë fantastike nga mjeshtëria e duarve të nënave dhe gjysheve shqiptare. I përgatitur me përbërës të thjeshtë, të cilët lehtë gjenden në kuzhinën e çdo familjeje, pula me qull është një gatim special i cili mbledh gjithë familjen rreth tryezës.

Përbërësit: 4 copa pulë, 100 gjalpë, 1 lugë kripë, 1/3 lugë piper, 100 g miell, 1 litër ujë dhe 100 g arra.

Përgatitja: Fillimisht vendosim copat e pulës të ziejnë në ujë me kripë. Pasi të jeni zier plotësisht, i skuqim me gjalpë. Në të njëjtin tigan skuqim edhe miellin, të cilin e shuajmë me lëngun e pulës. Shtojmë piper të zi dhe arrat e grira. Vendosim copat e pulës dhe sipas dëshirës hedhim hudhër.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë