Ndjenja e pasigurisë dhe vetëvlerësimi i ulët janë disa nga faktorët që mund të çojnë një individ të shtrojë pyetjen: “A jam mjaftueshëm i/e mirë për partnerin tim?” – një shqetësim që nuk është i rrallë mes çifteve, veçanërisht në marrëdhënie afatgjata apo kur mungon komunikimi emocional.
Për këtë dhe më shumë flet psikologu Yll Avdijaj, i ftuar në emisionin “Familja jonë”.
Avdijaj gjithashtu sjell këshilla praktike për ruajtjen e balancës emocionale brenda një lidhjeje dhe rëndësinë e mbështetjes reciproke për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.












