Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse njerëzit në dukje të fortë, janë të pikëlluar brenda?

Ndodh shumë shpesh që të takoni një njeri që duket se ka çdo gjë nën kontroll. Ose mund të jeni vet ai person. Një njeri që në shikim të parë duket  shumë i  fortë e që asgjë nuk mund ta thyej.

Por ndonëse duken shumë të fortë, këta persona ndihen shpesh të thyer brenda.

Më poshtë do ua listojmë disa arsye pse këta persona ndihen keq, ndonëse nuk e shfaqin:

Ata mbështeten vetëm tek vetja

Një njeri i  fuqishëm dëshiron të jetë i pavarur – dhe nuk kërkon ndihmë nga askush.  Madje hulumtimet mbështesin argumentin që këta persona pavarësinë e kanë pjesë të identitetit të tyre. Psikologët thonë që problemi është që  këta njerëz thjesht nuk e kuptojnë pse duhet të varen nga dikush tjetër. Ata argumentojnë që njerëzit janë qenie sociale, prandaj kanë nevojë t’i ndajnë hallet me njëri -tjetrin. Psikologët gjithashtu argumentojnë që nuk është e shëndetshme të llogaritësh vetëm në vetën tënde.

Çdo kush i ndan me ta problemet që i ka

Kur një person në dukje duket i/e  fortë, të gjithë kanë besim t’i ndajnë më ta edhe sekretet më të thella. Hulumtimet thonë që kjo vetëm i bën dëm atyre.

Ata nuk i ndajnë problemet me askënd

Një njeri i tillë i mban në vete të gjitha hallet që ia tregojnë të tjerët, por bashkë me to, edhe problemet e veta. Kjo gjë është provuar që i bën ata të ndihen tejet të vetmuar e madje mund të rrezikojnë të preken nga depresioni.

“Fuqia” që duket se i karakterizon, shpesh ndodh për shkak të një histori tragjike

Fjalia “çfarë nuk të vret të bën më të fortë”, e përshkruan pikërisht këtë gjë. Një person bëhet më i fortë, pas ndonjë ngjarje që i ka prekur thellë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë