Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Problemet me të cilat ballafaqohen personat që janë pre e racizmit

Sipas një hulumtimi të publikuar në US National Library of Medicine, ku janë mbledhur 300 studime lidhur me racizmin dhe ndikimin që racizmi ka tek afro-amerikanët, aziatikët e latinët në Amerikë.

Shëndeti mendor

Hulumtimet tregojnë që personat që janë pre e racizmit, kanë dyherë më shumë mundësi të kenë probleme të shëndetit mendor, se sa individët që nuk përjetojnë racizëm.

Ata mund të kenë probleme me: depresionin, ankthin, stresin e madje edhe mendime vetvrasëse.

Shëndeti fizik

Personat që janë pre e racizmit, kanë probleme jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me atë fizik.

Hulumtimet argumentojnë që personat e tillë, kanë probleme me presionin e gjakut, imunitetin e shëndetin e zemrës. Racizmi është i asoociuar me nivel të lartë të stresit e për këtë arsye kjo gjë mund të manifestohet me sëmundje.

Arkiva

Kategoritë