Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Prishtina vend i dhunshëm gjatë pandemisë

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje për 30 qind që nga koha kur në Kosovë është shpallur pandemia dhe vendi hyri në izolim.

Baki Kelani zëdhënsi i Policisë për portalin Familja jonë tha se duke u bazuar në raportin nëntë mujorë në tërë territorin e vendit janë 1571 raste.

“Bazuar në raportin nëntë mujorë në tërë territorin e vendit janë 1571 raste të “Dhunës në familje”, në këto raste janë evidentuar 1596 viktima, nga ky numër i viktimave, 80 ( 30 meshkuj dhe 50 femra) prej tyre i përkasin moshës nën 18 vjeçar (0 deri 18 vjeçar), kurse 109 (23 meshkuj dhe 86 femra) janë viktima të moshës nga 18 deri në 20 vjeçare”.

Ndërsa Prishtina prin nga rastet e dhunës 535 raste janë shënuar vetëm në Prishtinë.

“Rajonet që kanë pasur raste më shumë në këtë periudhë janë, Rajoni i Prishtinës 535 raste, Prizreni 194 raste, Peja 181 raste, Gjakova 174 raste, pra bëhet fjalë për rajone jo për qytete dhe për numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara (p.sh, nga 1571 raste në nivel vendi, në rajonin e Prishtinës nga ky numër kanë ndodhur 535 raste)” tha Kelani.

Përveç Kosovës, rritje të shifrave të dhunës në familje kanë raportuar shumë shtete të botës.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë 12 muajve të kaluar në mbarë botën 243 milionë gra dhe vajza të moshës 15 deri 49 vjeçe i janë nënshtruar dhunës seksuale ose fizike. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë