Mar, Sht 10, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

Dy persona, një femër e moshës 44 vjeçare dhe një mashkull  44 vjeçar, të cilët u gjenden pa shenja jete sot rreth orës 09:00 në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, dyshohet se bëhet fjalë për rasti të vrasjes dhe dhe vetëvrasjes.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij,  viktimat janë një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, të cilët kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

Siç tha ai, në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, tha ndër të tjera Borovci për Telegrafin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë