Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se pesë mjekë specialistë të profileve të ndryshme kanë nisur punën në këtë institucion shëndetësor, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët.
Sipas njoftimit, ekipit mjekësor i janë bashkuar:
Besarta Thaqi Kuçi – specialiste e infektologjisë
Kadri Çetaj – specialist i emergjencës
Valdrin Komoni – ortoped
Liridon Myrtaj – nefrolog
Artin Dervishi – biokimist klinik
Spitali thekson se bëhet fjalë për “profile jashtëzakonisht të nevojshme”, të cilat pritet të ndikojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Mjekët e rinj janë pritur nga drejtori ekzekutiv, Fahri Hasani dhe drejtori mjekësor, Shkumbin Berisha, të cilët u kanë uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.













