Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Përurohen investimet e reja në Urologji

Sot janë përuruar investimet e reja në Klinikën e Urologjisë, të cilat kushtuan 1.2 milion euro, ku të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti u shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë të gjithë stafit të Klinikës së Urologjisë, teksa tha se është obligim i qeverisë që t’u krijohen kushte mjekëve dhe pacientëve.

“Jemi këtu që të shprehim falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë juve doktorë, infermiere e infermierë për punën e palodhshme që e bëni dhe ne e kemi për obligim që t’ua krijojmë kushtet edhe juve edhe pacientëve, në mënyrë që ata që janë detyruar të vijnë këtu, të dalin sa më të gëzuar e sa më parë”, tha Kurti.

Ndërsa, Vitia njoftoi se javën e ardhshme do të hapen edhe sallat e tjera operative të Urologjisë, e që sipas tij, kjo klinikë tashmë është kthyer në klinikë model në QKUK.

“Javën tjetër do të hapen edhe sallat tjera operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë, Klinika e Urologjisë nga klinika më problematike në aspektin infrastrukturor në bllokun operativ, po bëhet klinika model në QKUK dhe kjo na mundëson neve që modelin që e kemi bërë në këtë klinikë, ta replikojmë në muajt e ardhshëm edhe në klinikat tjera që kanë nevojë të modernizohen”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë