Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Përse konsumimi i tre bananeve në ditë është ide e mirë?

Bananet janë fruta shumë funksionale që do të thotë se mund të përdoren për të bërë lëngje freskuese, për të shtuar aromën dhe shijen në një ëmbëlsirë, ose thjesht për tu ngrënë ashtu siç janë.

Pra, ne dashurojmë të hamë banane. Por a është kjo ‘mani’ e mirë për ne?

Sipas studimeve, po, dhe numri magjik është treshi.  Duke ngrënë tre banane në ditë, ju i jepni trupit tuaj 1500mg kalium, dhe shumë përfitime të tjera që i mësoni më poshtë:

-Bananet ulin presionin e lartë të gjakut.

-Ato përmirësojnë tretjen.

-Bananet përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

-Bananet ndihmojnë në krijimin e qelizave të shëndetshme.

-Ato nuk irritojnë traktin gastrointestinal.

-Bananet janë të pasura me vitaminë C.

-Përmirësojnë performancën tuaj sportive, në palestër etj.

-Ky frut lufton aneminë.

-Bananet ‘shtypin’ brejtjet e urisë.

-Ndikojnë në humorin tuaj

Bonus: Ju gjithashtu duhet të dini se lëkurat e thara të bananes bëjnë një humus perfekt për bimët dhe lulet që keni në shtëpi apo kopshtin tuaj. Për më tepër nëse fërkoni dhëmbët me lëkurën e tyre, do të vini re për pak kohë se ata do të zbardhen në nivel të dukshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë