Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Përfundon me sukses projekti “Lufta kundër bullizmit në shkollat e Ferizajt”

Projekti vetëdijësues “Lufta kundër bullizmit në shkollat e Ferizajt” u përmbyll me sukses në një takim solemn që solli falënderime dhe angazhim të përbashkët për vijimin e misionit.

Jo për herë të parë, aktivistit dhe gazetarit Labinot Azemit i’u besua udhëheqja e këtij projekti. Në takim mori pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, i cili vlerësoi përkushtimin dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme për këtë iniciativë.

“Një lider që nuk pyet kush je, por çfarë sjell me vete,” tha Azemi, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me kryetarin Aliu dhe ekipin për ta bërë Ferizajn shembull të përparimit social.

Në këtë rrugëtim ishin të përfshirë edhe Afrim Llabjani, Drejtori i Arsimit, i cili hapi dyert e shkollave dhe krijoi mundësi për ndryshime pozitive Albion A. Sherifi, Shefi i Kabinetit dhe Orhan Nazifi, psikologu i projektit, që ndihmoi të jepet një ndihmë profesionale dhe humane.

Labinot Azemi falenderoi qytetin e Ferizajt për besimin dhe mbështetjen, duke nënvizuar se në këtë qytet fjala e tij ka rëndësi të veçantë, dhe se misioni për një shoqëri më të mirë do të vazhdojë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë