Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i kërpudhave

Nëse do të konsumonit çdo ditë kërpudha do të kishit një nivel më të ulët të stresit.

Ky është rezultati i një studimi, i cili tregon se kërpudhat përmbajnë substanca që kanë veti anti-depresive.

Një grup studiuesish nga Kolegji Mjekësor i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë publikuan edhe disa studime të tjera mbi përfitimet e mundshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i kërpudhave.

E para, konsumimi i tyre lufton kancerin. E dyta, tregon se ngrënia e kërpudhave ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë. E treta, ata që konsumojnë shpesh kërpudha janë më pak të prirur ndaj depresionit.

Ky studim është bazuar në të dhënat e 24.699 pjesëmarrësve që plotësuan pyetësorët. Ata që përfshinin kërpudhat në menu, ishin vetëm 5.2 % e të anketuarve.

Sipas sasisë që konsumonin, studiuesit arritën t’i ndanin në tre grupe.

Reduktimi i rrezikut nga depresioni u vu re tek ata persona që konsumonin një sasi prej 4.9 gram në ditë. Studiuesit mendojnë se kërpudhat përmbajnë aminoacidin ergothionein, i cili është një agjent anti-inflamator. Prania e niveleve të larta të tij, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ dhe në këtë mënyrë të ndikojë në uljen e shkallës së depresionit.

Kërpudhat mbajnë edhe antioksidantë. Studiuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ato të kenë edhe disa veti antidepresive. Ato përmbajnë edhe kalium, i cili sipas disa studimeve lidhet me uljen e ankthit.

Ndërkaq, duhet pasur parasysh se studimi nuk ka përcaktuar saktësisht llojin e kërpudhave të konsumuara nga njerëzit. Përveç kësaj, vihet re se një sasi e madhe në menu-në ditore nuk tregon domosdoshmërisht një zvogëlim të depresionit. Prandaj, është e këshillueshme që të moderoni sasinë e konsumuar të tyre./Probleme.me

Arkiva

Kategoritë