Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Për zemrën dhe metodat diagnostikuese të sëmundjeve të saj – shpjegon dr.Artan Ahmeti

Në këtë të shtunë në emisionin Familja jonë, ishte i ftuar dr. Artan Ahmeti me të cilin u diskutua rreth metodave diagnostikuese të sëmundjeve të zemrës.

Kardiologu Mehmeti tregoi për disa nga simptomat nga të cilat më së shpeshti ankohen personat që kanë probleme me zemër, të cilat janë dhimbja në gjoks dhe frymëzënia.

“Simptomat mund të jenë nga një lodhje e thjeshtë e deri te dhimbjet e forta të gjoksit të cilat e detyrojnë pacientin urgjent të kërkojë ndihmë mjekësore, pastaj edhe gjendja e arrestit ose vdekja klinike, raste në të cilat duhet të intervenohet urgjent, por me të shpeshtat janë dhimbja e gjoksit dhe frymëzënia.”, tregoi Mehmeti.

Sipas dr. Mehmeti një ndër nga metodat e para diagnostikuese për sëmundjen e zemrës është anomeza pas të cilës vazhdojnë hapat e tjerë si EKG, ekokardiografia dhe metodat e tjera të rradhës që varen nga gjendja e pacientit.

“Së pari merren të dhënat e pacientit ose anomeza e cila na ndihmon se si duhet të vazhdojmë tutje dhe se me çfarë ekzaminime duhet vazhduar, për të kuptuar ekzaminimin e rradhës pacientit ia bëjmë një EKG të zemrës, pastaj e bëjmë ekokardiografinë nga e cila marrim informacione si p.sh madhësinë e zemrës”, shpjegoi kardiologu.

Për të kuptuar më shumë rreth zemrës dhe metodave diagonostikuese të saj ndiqeni intervistën e plotë në faqen e Familjajonë në facebook dhe youtube.

Arkiva

Kategoritë