Spitali i përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot pas 43 viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve u pensionua Kryeinfermeria e Repartit të Oftamologjisë Znj.Resmije Lipa.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë po ashtu ka falëndëruar Znj.Resmije Lipa për kontributin kolosal që ka dhënë deri më tani.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Znj.Resmije Lipa për kontributin kolosal që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e saj. Gjithmonë do jemi mirënjohës.”, thuhet në njoftim.











