Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Pavarësisht që në Brazil humbën jetën 600 mijë qytetarë nga COVID-19, presidenti i këtij thotë se nuk do të vaksinohet: Nuk ka kuptim ta bëjë

Pavarësisht që mbi 600 mijë qytetarë humbën jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë duke e cilësuar si “grip të lehtë, presidenti brazilian Jair Bolsonaro assesi të reflektoj, madje së fundmi ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të vaksinohet duke thënë se “nuk ka kuptim” nëse e bën një gjë të tillë, shkruan The Guardian.

“Sa i përket vaksinës, kam vendosur të mos e marr. I kam lexuar disa studime të reja… Pse do të vaksinohesha”, tha 66-vjeçari gjatë një interviste dhënë.

Madje pretendon se niveli i antitrupave tek ai është aq i lartë, sa që konsideron se COVID-19 nuk ka çfarë t’i bëjë më.

Këto komente i bëri në kohën kur Brazili së fundmi pranoi se janë regjistruar mbi 600 mijë viktima të COVID-19, duke shkaktuar kështu zemërim te qytetarët e këtij vendi që konsiderojnë se presidenti për asnjë moment nuk është treguar i kujdesshëm për qytetarët.

Pandemia vetëm sa e goditi edhe më shumë në këtë vend ku shkalla e varfërisë u rrit në ndjeshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë