Enj, Kor 30, 2026
Banner Top
Pas çdo operimi në Klinikën Gjermane të Syrit, pacientët kthehen në shtëpi

Në një intervistë për emisionin Familja Jonë, oftalmologu, Afrim Shabani, ka shpjeguar mënyrën se si kryhen ndërhyrjet kirurgjikale në Klinikën Gjermane të Syrit, duke theksuar se pacientët i nënshtrohen anestezionit lokal dhe mbeten zgjuar gjatë gjithë procedurës.

Sipas Shabanit, pavarësisht faktit se pacienët janë zgjuar gjatë ndërhyrjes, ata nuk përjetojnë dhimbje.

“Pacienti është i zgjuar gjatë operimit, por nuk ndien dhimbje në asnjë moment”, shpjegon ai.

Shabani shton se një tjetër përparësi e këtyre ndërhyrjeve është rikuperimi i shpejtë pas operacionit. Ai thekson se pacientët nuk kanë nevojë të qëndrojnë të shtruar në klinikë, por kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë, pasi përfundon procedura dhe vlerësohen nga stafi mjekësor.

Duke folur për zhvillimin e kirurgjisë moderne të syrit, ai thekson se synimi i mjekësisë ka qenë gjithmonë që pacientët të rikuperohen sa më shpejt dhe të mos kenë nevojë për qëndrim të panevojshëm në spital.

“Çdokund në botë është luftuar që të kryhet një operim dhe pacienti të mos ketë nevojë të flejë asnjë natë në spital. Edhe me mënyrën e operimeve që ne bëjmë sot, kjo gjë është arritur”, shprehet Shabani.

Videon në të cilën Shabani flet për anestezionin dhe rikuperimin pas ndërhyrjeve në Klinikën Gjermane të Syrit mund ta ndiqni më poshtë.

Ndërsa reportazhin e plotë, ku shpjegohen arsyet pse pacientët i besojnë shikimin e tyre Klinikës Gjermane të Syrit dhe mënyra se si funksionon klinika, mund ta gjeni më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë