Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pas 9 shtatzënive të humbura, ky është reagimi i rrallë i nënës që sjell në jetë fëmijën e parë

Fotografja e njohur e lindjeve, Laura Fifield, ka dokumentuar disa momente të lindjes së fëmijëve dhe çastin kur nënat mbajnë në krahë fëmijën e parë. Të gjitha kanë qenë foto të zgjedhura dhe për të kanë qenë shumë të veçanta.

Edhe pse, në disa lindje, ajo ka ndier mjaftueshëm edhe dridhjet e nënave, sërish ka mes tyre magji që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Si ky rast i rrallë.

Pas humbjes së shtatzënisë së tretë për shkak të komplikimeve, Lila dhe bashkëshorti i saj, Tim, u shkatërruan. Por kur ajo mbeti sërish shtatzënë pas humbjes, ishte sa e lumtur, aq edhe nervoze njëkohësisht për shtatzaninë e saj të katërt.

“Kam fituar vetëbesim dhe kam ndier si kurrë më parë shpresë se gjithçka do të ndryshonte”, shkruante Lila në blogun e Laurës në njërën prej fotove pas lindjes së vajzës. “Një vit pasi përjetova humbjen e trefishtë, isha duke mbajtur dhuratën më të çmuar që jeta mund të të falë, Audrey Joy”.

Në mesin e fotografive që Laura publikoi në blogun e saj, më e mahnitshmja është ajo kur Lila mbante në krahë Audrey-n me një lot që i shkiste natyrshëm në faqe – një foto tepër e fuqishme, e cila, me të vërtetë ka prekur zemrat e rrjetit.

“Në një farë mënyre, dokumentimi i lindjes së Audrey Joy ishte sikur ishte kthyer shikimi i jetës”,- tha Laura duke përshkruar emocionin e nënës së re. “Dita e duhur e Lila-s me Audrey ishte gati një vit nga data e humbjes së saj. Duke parë fundin e stuhisë dhe një jetë të re është njëlloj si të shohësh para syve vlerën pa çmim dhe pasurinë më të madhe që Zoti mund të të falë – fëmijët”.

Mbani lotët për pak çaste pas këtyre fotove…/GazetaDirekte.

Youtube

Arkiva

Kategoritë