Hën, Maj 25, 2026
Banner Top
Banner Top

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të lëkurës shpëton jetë!

Me rastin e Ditës së Euro-Melanomës, stafi i Shërbimit të Dermatovenerologjisë (mjekë dhe infermierë) në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, së bashku me atë të QKMF-së, organizuan një aktivitet sensibilizues për qytetarët tanë.

​Gjatë këtij aktiviteti, stafi mjekësor shpërndau fletushka informuese dhe bisedoi nga afër me qytetarët mbi rëndësinë e vetëdijesimit, mbrojtjes nga rrezet ultraviolet dhe kontrollit të rregullt të nishaneve.

Kujdesuni për lëkurën tuaj! Kushtoni vëmendje rregullës “ABCDE”

​A (Asimetria)- Njëra gjysmë e nishanit nuk përputhet me tjetrën.

​B (Kufijtë)- Kufij të parregullt apo të dhëmbëzuar.

​C (Ngjyra)- Ndryshim i ngjyrës ose prezencë e disa nuancave.

​D (Diametri)- Nishane më të mëdha se 6mm.

​E (Evolucioni): Çdo ndryshim në madhësi, formë, ngjyrë apo simptoma si kruarje dhe gjakderdhje.

Dermatologët tanë ju bëjnë thirrje të mos e injoroni asnjë ndryshim në lëkurën tuaj. Nëse vëreni diçka të pazakontë, vizitoni mjekun specialist çdo ditë pune.

Youtube

Arkiva

Kategoritë