Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, që shënohet më 12 maj, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) organizon aksion për dhurimin e gjakut.
Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Aktiviteti fillon në ora 11:00 dhe mbahet në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.
Oda e Infermierëve të Kosovës ka ftuar të gjithë anëtarët e saj dhe profesionistët shëndetësorë që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
Në njoftim tshpjegohet se të interesuarit për të marrë pjesë në dhurimin e gjakut duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen përmes email adresës: info@oik-ks.org
“Një dhurim i vetëm mund të shpëtojë disa jetë” është shprehur OIK.













