Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Maskat e bëra në shtëpi duhet të kenë 3 shtresa

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përdorimi i maskave është bërë i domosdoshëm në situatën globale të krijuar nga koronavirusi. Nisur nga kostoja financiare e maskave ditore, shumë kanë zgjedhur t’i bëjnë vetë në shtëpi dhe t’i përdorin disa herë. Por sa efektive janë këto mjete mbrojtëse?

Referuar Organizatës Botërore të Shëndetit, jo çdo maskë që bëhet në shtëpi vlen. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, OBSH tregon se një maskë e bërë në shtëpi duhet të ketë 3 shtresa që të jetë sa më e sigurt në funksionin e saj. Kështu, copa ose shtresa e dytë duhet të shërbejë si filter dhe pjesët e tjera janë praktikisht njëra në kontakt me gojën, hundën dhe tjetra shërben si barrierë mbrojtëse për mikrobet dhe sidomos viruset që vijnë nga jashtë.

Organizata ripërsërit edhe hapat për vënien dhe heqjen e maskës.

Për të vënë maskën duhet të kemi duar të pastra. Gjatë vendosjes së këtij mjeti mbrojtës duhet të shmangim prekjen e saj dhe nëse ajo është e ndotur duhet ta ndërrojmë.

Për të hequr maskën sërish duart duhet të jenë të pastra. Në mungesë të ujit dhe sapunit duhet të dezinfektojmë duart dhe të heqim maskën duke e kapur vetëm tek lidhëset dhe jo tek pjesa tjetër, që praktikisht mund të jetë ndotur gjatë përdorimit. / OBSH – Gazeta Shendeti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë