Një studim i ri lidhur me ankthin që kanë fëmijët në kohë të pandemisë dha rezultate të cuditshme.
Ndonëse koha e mbylljes mund të ketë qenë stresuese për shumëkënd, kjo nuk ka vlejtur për nxënësit, të pakten për një mijë prej tyre në Angli.
Gjatë një studimi ku u morën pjesë rreth një mijë studentë atje, u vërejt se fëmijët kanë shumë më pak stres gjatë pandemisë sesa para saj.
Ndonëse hipotezat mund të kenë qenë krejtësisht të kundërta me atë që rezultatet treguan, ky përfundim sic duket ka lidhje logjike.
Sipas studiuesve, të pasurit mundësi teknologjike për bisedat me shokë e ka bërë shumë më të thjeshtë përjetimin e izolimit për shumë prej nxënësve. Kjo pasi shumica prej tyre kanë pasur mundësi të komunikojnë në kohë reale pa e ndier mungesën e njëri-tjetrit.
Prej një mijë respodentëve, më shumë se 56 për qind u deklaruan se ndihen më mirë në kohë pandemie. /familjajone












