Në Kolegjin Universitar “Reald” në Vlorë u zhvillua së fundmi Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinar “Shkencat Mjekësore dhe Inovacioni”, një ngjarje që mblodhi profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme të shkencave mjekësore.
Nutricionistja Albulena Shabani Ilazi, morri pjesë si ligjëruese në këtë kongres, duke prezantuar punimin e saj shkencor mbi “Rëndësinë e përdorimit të probiotikëve në përmirësimin e shëndetit dhe funksionit të mikrobiomës”. Ky punim theksoi ndikimin pozitiv të probiotikëve në mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe rolin thelbësor që luan mikrobioma në shëndetin tonë.
Albulena Shabani Ilazi falënderoi nga zemra Prof. Ibrahim Mehmeti dhe Sabrije Fazliu-Asllani për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, që e ndihmuan të finalizojë me sukses këtë punim shkencor.
Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e saj për avancimin e njohurive dhe promovimin e inovacionit në fushën e nutricionit dhe shëndetit publik.












