Shërbimi Shëndetësor Kombëtar iu bëri thirrje njerëzve në Angli nga mosha 56 deri në 59 vjeç, që të rezervojnë vendet nga java e ardhshme për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
“Ftesat e fundit janë dërguar pasi më shumë se tetë në 10 persona të moshës 65 deri në 69 vjeç morën ofertën për t’u vaksinuar”, tha NHS në një deklaratë.
“Stafi i NHS-s ka vaksinuar më shumë se 18 milionë njerëz në të gjithë Anglinë, që do të thotë se më shumë se një e treta e popullsisë së rritur tashmë është vaksinuar”, thuhej më tej.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e coronavirusit, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i përgjithshëm i viktimave vlerësohet të jetë rritur në 124 mijë.