Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti hapet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj për FSK-në
Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur nga 1 deri më 15 qershor dhe se aplikimi kryhet online.
Në njoftim theksohet se: Ministria e Mbrojtjes bën rekrutimin e kadetëve të cilët do të studiojnë në këto qendra universitare:
Qendra për Studime Universitare të FSK-së;
- Universiteti Amerikan në Kosovë; 25 kandidatë
Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake;
- Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes; 3 kandidatë
- Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes; 3 kandidatë
- Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes; 2 kandidatë
- Studime në Shkenca Ushtarake; 2 kandidatë
Republika e Turqisë;
- Akademia Ushtarake Tokësore – 4 kandidatë
- Akademia Ushtarake Mjekësore – 2 kandidatë
Republika e Kroacisë – Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit;
- Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak – 2 kandidatë
Republika e Maqedonisë Veriore;
Akademia Ushtarake – 1 kandidatë
Po ashtu, Kandidati që aplikon për studime në Qendrën për Studime Universitare në FSK duhet:
Kandidatët që konkurrojnë për kadetë në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së duhet të njohin gjuhën angleze dhe të kenë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm jo më pak se 3.0.
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë diplomë të shkollës së mesme dhe dëshmi për testin e maturës;
Të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
Të jetë i moshës 18 vjeç ditën e fillimit të javës zero për kadet;
Të mos jetë më i vjetër se 22 vjeç në ditën e mbylljes së konkursit;
Të kalojë me sukses procesin e verifikimit sigurisë/pastërtisë së figurës (mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë);
Kandidatët meshkuj duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 165cm, ndërsa femrat duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 160cm (kjo verifikohet gjatë fazës së testimit fizik.);
Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrahë nga pjesa e bicepsit deri te gishtat e dorës, duke përfshirë edhe pirsingun, në rast të përzgjedhjes janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën diskualifikohen.
Kandidatët që konkurrojnë për kadetë në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së duhet të njohin gjuhën angleze dhe të kenë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm jo më pak se 3.0.
Testet që aplikohen në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për studime në Qendrën për Studime Universitare në FSK:
- Ese në gjuhën angleze;
- Testi fizik;
- Testi për koeficient të inteligjencës – IQ test;
- Testi i njohurive të përgjithshme;
- Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL);
- Intervista;
- Testi mjekësor;
- Testi TOEFL dhe matematikë;
- Testi i karakterit (java Zero).














