Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Në prag të 7 marsit Gjakova organizoi Akademi Përkujtimore kushtuar figurave të shquara të arsimit

Për nder të shënimit të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, Shoqata e Veteranëve të Arsimit në Gjakovë në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Arsimit organizuan Akademi Përkujtimore kushtuar figurave të shquara të arsimit.

Sipas njoftimit që ka publikuar, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, gjatë kësaj Akademie u vlerësua lartë kontributi i tyre i çmuar në zhvillimin e arsimit.

Tutje është theksuar se me këtë rast, në Galerinë e Arteve u hap edhe ekspozita “Shkolla shqipe ndër vite”, ku u ekspozuan dokumente, fotografi dhe materiale që pasqyrojnë historinë e arsimit ndër vite.

“Kjo Akademi u mbajt në nder të 100, 110 dhe 120-të vjetorit të lindjes së disa prej mësuesve dhe veprimtarëve të dalluar të arsimit si: Emine Abdurrahman Gjakova, Rexhep M. Krasniqi, Nikollë Preka, Mustafa Sh. Batusha, Kasëm Gera, Fadil H. Hoxha, Hilmi Ibrahim Kryeziu, Minush Osman Lipoveci, Apostol Tanefi, Liri Xhufka – Tanefi, Ahmet Hamëz Treni dhe Musa Kalaja.” është bërë e ditur në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë