Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Në dhjetor do mbahet Kongresi i Shoqatave të Profesionistëve Shëndetësor

Shoqata e Mamive të Kosovës-SHMAKS në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Laborantëve, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Infermierëve- Mamive të Shqipërisë, Mali i Zi dhe Maqedonisë organizon Kongresin e 1rë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësor që do të mbahet me 06-07 Dhjetor 2019 në ndërtesën Capital Gate, km2 Fushë Kosovë- Prishtinë.

Kongresi është në proces të akreditimit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Ky aktivitet i shoqatave të profesionistëve shëndetësor ka qëllim:

➢ të shërbejë si mundësi përmes së cilës, profesionistët shëndetësor do të promovojnë punën e tyre edukative, profesionale dhe hulumtuese shkencore

➢ të organizojë aktivitete në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional përmes simpoziumeve, konferencave dhe punëtorive profesionale.

RRETH APLIKIMIT PËR PJESËMARRËS AKTIV:

Kjo formë është krijuar për të aplikuar në këtë Kongres për pjesëmarrje aktive. Pra përmes dhënies së informacioneve të poshtë kërkuara, ju aplikoni për të prezantuar abstraktin tuaj në Kongres. Ju lutemi, që pas mbushjes së këtij formulari të dërgoni abstraktin në emailin: info.kongresi@gmail.com deri më datë 08 Nëntor, 2019, ora 15:00 me këto specifika:

-Abstrakti të jetë i shkruar në Word në gjuhën shqipe dhe angleze

-Të ketë 250 fjalë maksimumi

-Të jetë në fontin Times New Roman, madhësia e shkronjave 12

– Struktura e abstraktit (Hyrja, metoda, rezultati, diskutimi dhe fjalët kyçe)

-Abstrakti të ketë përmbajtje të qartë dhe të jetë temë e cila ndërlidhet me fushat shëndetësore që organizojnë këtë event

-Në emailin përcjellës për abstrakt në subject të shkruhet ”Aplikim për prezentim abstrakti”. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë