Mër, Qer 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës dhe ndikimi në trurin e gruas

Gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, gratë mund të përjetojnë “humbje të kujtesës” dhe shumë gra rrëfehen që ndihen sikur truriiu është “mbështjellë me pambuk”. Gjatë asaj periudhë gratë fillojnë të harrojnë më shumë dhe kjo ndodh për arsye që dy hormonet si estrogjeni dhe testosteroni, luan rol të rëndësishëm në kujtesë.

Kur nivelet e këtyre hormoneve fillojnë të bien gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, kjo mund të çojë në një sërë simptomash njohëse, përfshirë humbje kujtese, vështirësi në përqendrim, vështirësi në gjetjen e fjalëve, humbje të rrjedhës së mendimit dhe konfuzion të lehtë.

Estrogjeni stimulon trurin, mban neuronet aktive, mbështet rritjen e qelizave të reja dhe ndihmon qelizat ekzistuese të krijojnë lidhje të reja. Kur nivelet e estrogjenit bien në moshën e mesme, i gjithë trupi, përfshirë edhe trurin, kalon në një gjendje tjetër. Në nivel qelizor, estrogjeni e shtyn trurin të djegë më shumë glukozë, e cila është burimi i tij kryesor i energjisë. Studimet kanë treguar se gjatë menopauzës ka një ulje të përgjithshme të energjisë së trurit, gjë që mund të shkaktojë afshe të nxehta, djersitje nate, ankth, depresion, “brain fog” dhe shumë simptoma të tjera njohëse të përmendura.

Testosteroni (i prodhuar gjithashtu nga vezoret) forcon nervat në tru dhe kontribuon në mprehtësinë mendore, qartësinë dhe nivelet e përgjithshme të energjisë. Ai gjithashtu forcon arteriet që furnizojnë trurin me gjak, gjë që është thelbësore për mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës.

Lajmi i mirë është se shëndetin e trurit mund ta mbështesim me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Edhe pse humbja e kujtesës dhe “brain fog” mund të jenë shqetësuese kur ndodhin, nuk ka nevojë për panik për këto efekte të menopauzës në tru. Mosha e mesme është një pikë kthese, dhe ka shumë gjëra që mund të bëni për të mbështetur funksionin e trurit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë