Sot, mes veprave fituese të Çmimit Kombëtar dhe Çmimeve Vjetore për Letërsinë për vitin 2024, u nderua edhe monografia “Shkrimtarët Shqiptarë 1954-1990” e autores Meliza Krasniqi. Ky çmim, i cili përfaqëson njohjen më të lartë të krijimtarisë letrare, është një vlerësim i jashtëzakonshëm për autorët dhe veprat që kanë pasuruar historinë dhe kulturën shqiptare.
Autore e lumtur dhe mirënjohëse, Meliza Krasniqi ka shprehur falenderime të ngrohta për anëtarët e jurisë që kanë vlerësuar dhe votuar monografinë e saj, duke e cilësuar këtë çmim si një nder të madh. Ajo ka theksuar se këtë çmim ia dedikon shkrimtarëve shqiptarë të të gjitha periudhave, në nderim të zërit dhe kontributit të tyre të çmuar në letërsinë shqiptare.
Monografia “Shkrimtarët Shqiptarë 1954-1990” është një kontribut i rëndësishëm në studimin dhe interpretimin e letërsisë shqiptare të shekullit të 20, duke ofruar një pasqyrë të thellë të autorëve dhe veprave të rëndësishme.
Ky çmim i rëndësishëm është një tjetër dëshmi e vlerësimit të krijimtarisë letrare shqiptare dhe kontributit të pandërprerë të shkrimtarëve të vendit.










