Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku nga Shqipëria ligjëroi për mjekët e Kosovës

Dr Admir Sulovari nga Shqipëria, ka prezantuar temën “Doppler Ultratingulli Penil”, në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë së QKUK për Edukim të Vazhdueshëm Profesional Mjekësor(EVPM), të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Dr. Admir Sulovari është radiolog i specializuar në Universitetin e Stambollit dhe i cili në 3-4 vitet e fundit ofron shërbime mjekësore radiologjike në Kosovë.

Dr. Admiri përveç kompetencës së lartë profesionale, është një bashkëpunëtor i mrekullueshëm, punëtor i papërtueshëm dhe mik bujar, që lehtëson mbarëvajtjen e procesit dhe konsultimit me të.

Ligjërata është mbajtur në ambientin dhe kushtet e avansuara të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës.

Nga ligjërata përfituan përvoja të reja profesionale, radiologë, mjekë familjarë, patologë dhe teknik të radiologjisë. 

Pjesëmarrësit do të marrin nga tre pikë akredituese në kuadër të EVPM.

Youtube

Arkiva

Kategoritë