Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Mjeku nga Pulmologjia bën thirrje: Mos bëni vizita për Bajram, në klinikë po i mbushim shtretërit e fundit

Zëvendësdrejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Skender Bacaj në emisionin Frontal në T7 ka kërkuar nga qytetarët që për festën e Bajramit të qëndrojnë në shtëpi.

“Janë duke u plotësuar vendet e fundit. Ajo që na shqetëson është që presim që nëse vizitat familjare nuk reduktohen gjatë festës do të kemi shpërthim të madh të rasteve. Është duke u punuar që të hapen edhe spitale fushore”, ka thënë Bacaj në Frontal.

Megjithatë sipas Bacajt situata në klinikën e Pulmlogjisë është nën kontroll.

“Situata është nën kontroll dhe priten të hapen kapacitete të reja, fatmirësisisht kemi terapi. Kemi edhe oksigjen mjaft. Momentalisht situata është në kontroll”, ka përfunduar Bacaj.

Arkiva

Kategoritë