I ftuar në emisionin Familja Jonë ishte Qëndrim Rraci, drejtor i English Language School, i cili foli për qasjen që kjo shkollë përdor në mësimdhënien e gjuhës angleze.
Sipas Rracit, një nga karakteristikat kryesore të English Language School është mësimi individual dhe në çift, duke u mundësuar kursantëve të kenë më shumë vëmendje nga profesori dhe një program të përshtatur sipas nevojave të tyre.
Ai theksoi se shumë persona hezitojnë të mësojnë anglisht në moshë madhore, duke menduar se është tepër vonë, por sipas tij, gjuha angleze mund të mësohet në çdo moshë me metodën dhe përkushtimin e duhur.
Rraci bëri të ditur se i gjithë stafi i English Language School përbëhet nga profesionistë të diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, me profil të mësimdhënies, gjë që garanton cilësi dhe profesionalizëm në procesin e të nxënit.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë pushimeve verore, English Language School ofron zbritje në kurset e gjuhës angleze për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre ose të fillojnë mësimin e gjuhës nga niveli fillestar.













