Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Mendoi se e kishte korovirusin, por doli edhe më keq- Historia e një gruaje nga Kolorado

Një gruaje në Kolorado të Amerikës iu paraqitën disa simptoma të ngjashme me koronavirusin, mirëpo më vonë u vërtetua gjendje e saj shëndetësore ishte edhe më e përkeqësuar.

Gruaja në fjalë, me emrin Sue Ryan, kishte dhimbje koke, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, megjithatë kur e bëri testin për COVID-19 doli negative, transmeton Health.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gjendja e saj shëndetësore filloi të përkeqësohej dhe ajo përseri e bëri testin për ta vërtetuar përfundimisht nëse ishte apo jo e sëmurë me koronavirus. Rezultatet dolën përseri të njëjta, ndërsa më vonë u zbulua se gruaja në fjalë ishte e prekur me një lloj virusi tjetër i njohur me emrin hantavirus.

Hantavirusi është një lloj virusi që transmetohet përmes jashtëqitjeve të brejtësve. Të infektuarit me hantavirus mund të shkaktojë syndrome të ndryshme, si sindroma pulmonare dhe ethet hemorragjike.

Ndonëse nuk është i përhapur sa COVID-19, duhet pasur shumë kujdes në mënyrë që të jemi sa më të mbrojtur nga ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë