Mar, Mar 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Mekaniku shpjegon për “Familja Jonë” si të veproni nëse makina juaj mbushet me ujë gjatë vërshimeve

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa zona të Kosovës duke përfshirë Deçanin, Gjakovën, Prizrenin, Rahovecin Malishevë, Klinën, Skenderajn, Drenasin dhe Fushë-Kosovën, janë përballur me vërshime, ndërsa disa komuna kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë njoftuar për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkolla.

Kryetarët e komunave të prekura nga vërshimet kanë apeluar që qytetarët të shmangin zonat e rrezikshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Po ashtu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që qytetarët të jenë vigjilentë për sigurinë dhe shëndetin e tyre, duke rekomanduar që grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Pamje nga vërshimet në komunën e Deçanit.

Pamje nga vërshimet në komunën e Deçanit.

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Në këtë njoftim është theksuar se reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm ku si pasojë, mund të ketë:

 • vështirësi në qarkullimin rrugor,

 • mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,

 • grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,

 • rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

Në këtë situatë, për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve, portali “Familja Jonë” ka zhvilluar një intervistë me Besart Rexhepi nga Autoservis Besarti, i cili jep këshilla praktike se si duhet të veprojnë drejtuesit e automjeteve gjatë vozitjes në kushte vërshimesh dhe kur rrugët janë të përmbytura.

Rexhepi ka paralajmëruar që sapo uji fillon të hyjë në makinë, drejtuesi duhet ta ndalë menjëherë automjetin.

“Gjatë lëvizjes në rrugë duhet me e ndalë makinën menjëherë sepse për shembull nga filteri i ajrit, nga e thith ajrin e jashtëm makina, e thith ujin edhe automatikisht uji depërton në motorr edhe vjen deri te bllokimi i motorrit. Në qoftë se i hyn makinës uji brenda, aty ka pjesë elektrike të cilat gjithmonë uji i prishë.” shpjegon Rexhepi.

Ndërsa, në rastet kur makina të cilës i ka hyrë uji si pasojë e reshjeve është e fikur, Rexhepi bën thirrje që drejtuesi i automjetit të konsultohet menjëherë me një mekanik.

“Nëse është makiuna e fikur, pronari i makinës duhet non-stop të konsultohet me një mekanik sepse pjesët mekanike ka mundësi për shembull që veçse i mundon edhe më shumë, për shembull pjesët elektrike i djegen edhe më shumë.” thotë Rexhepi.

“Në qoftë se veçse janë lagur ato, në qoftë se depërton uji për shembull dhe arrihet që të bëhet në kohë pastrimi i atyre pjesëve elektrike atëherë ka mundësi që shptojnë nganjëherë veturat. Mirëpo nëse shoferët mundohen t’i ndezin dhe të punojnë me to, atëherë zakonisht i djegin (ato pjesë) edhe shkaktojnë edhe defekte tjera.” shton ai.

Sipas Rexhepit, ndryshe nga automjetet më të vjetra, të cilat toleronin më lehtë hyrjen e ujit, automjetet e reja janë shumë më të ndjeshme ndaj vërshimeve për shkak të numrit të madh të komponentëve elektronikë, ku edhe regjistrohen dëmet më të mëdha.

Njëkohësisht, Rexhepi apelon që qytetarët të mos i lënë automjetet në zona ku ekziston rreziku i vërshimeve, pasi shumica e veturave qëndrojnë jashtë dhe janë të ekspozuara ndaj ujit.

“Këshillë është vetëm mos me i lënë veturat ku ta merr mendja që hyn uji se këtu zakonisht veturat rrijnë jashtë 90% të kohës.” thekson Rexhepi.

Pamje nga vërshimet në Kosovë

Pamje nga vërshimet në komunën e Malishevës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë